Nga Rajoni
17 September 2026
Hamza: Do të takohem me liderët partiakë, do të shohim mundësitë për iniciativë ligjore lidhur me Gjykatën Speciale

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza në një konferencë për media pas takimit të Kryesisë së PDK-së ka paralajmëruar takim me liderët partiakë për të parë mundësitë për iniciativë ligjore në Kuvend lidhur me Gjykatën Speciale.

Ai tha se çështja e Gjykatës Speciale dhe aktgjykimit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së nuk është çështje e një partie politike.

“Do të bëjë të gjitha përpjekjet të jemi në komunikim për shkak të seriozitetit të situatës sepse kjo situatë i jep një mundësi që në të ardhmen shteti agresor që ka qenë në Kosovë, Serbia ta përdor për dëmtimin e Kosovës. Unë besoj do të takohem me të gjithë liderët e subjekteve politike sepse kjo nuk është çështje më që i takon vetëm një subjekti...”, tha ai, raporton Telegrafi.

Hamza tha se beson në bashkëpunimin me subjektet politike dhe një krijimin e një konsensusi të përbashkët dhe si PDK do të dalin me veprime konkrete, duke i përfshirë ato ligjore dhe demokratike.

“Ligjore do të thotë edhe përmes iniciativave ligjore dhe demokratike, ne e njohim të drejtën e njerëzve për të protestuar, por megjithatë për hir të vendit, seriozitetit kërkojmë që gjithçka të jetë brenda rregullave demokratike, të jetë e kujdesshme dhe në asnjë formë të mos dëmtohet askush, asnjë institucion, apo njeri”, tha ai.



Të ndryshme
Më shumë
Vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes: Prokuroria sjell prova të reja filmike21 May 2025
Flet çifti që u terrorizua nga pronarët e hotelit në Shqipëri23 June 2021
Isufi: Sot votova për të mirën e vendit, le të përfundojë kjo ditë sa më mirë!19 October 2025