Nga Vendi
8 October 2021
Bexheti për politizimin në shkollat e Tetovës: Problemi është më i thellë, edukimi nuk është si duhet

Sadi Bexheti, kandidati i PDSH-së, për kryetar të Tetovës, ka thënë se shkollat në këtë komunë janë lënë pas dore, derisa ka cekur se problemi është shumë i thellë aty.

Bexheti, këto deklarata i bëri në “Rruga Drejt”, derisa dha një zgjidhje për zhbërjen e kësaj dukurie, kur ai të vijë në krye të kësaj komune.

“Shkollat janë lënë pas dore, derisa problemi është shumë i thellë, pasi që, edukimi nuk është si duhet. Shkollat kanë politizim në përgjithësi sigurisht sepse partitë që janë në pushtet gjithmonë mundohen t’i vendosin drejtorat t’i realizojnë qëllimet e veta. Në të ardhmen, si kryetar komune, përzgjedhjen e drejtorave do ia lë në dorë Këshillit të Shkollave, ata t’i zgjedhin ata dhe t’i vendosin njerëzit që punojnë”, tha Bexheti.

Alsat.mk



Të ndryshme
Më shumë
Zvicra në debat për mësimin e gjuhëve të huaja në shkollat fillore 5 October 2026
Ish-banori i BBVA, Granit Cana në gjendje të rëndë, flet për sëmundjen e tij... 8 September 2026
Dorëzohet Basha, PD rimerr simbolet dhe faqen zyrtare në Facebook 3 March 2026