Nga Vendi
8 October 2021
Bekteshi: Nuk do të ketë zgjedhje të parakoheshme parlamentare

Kreshnik Bekteshi nga BDI në emisionin 24 Analiza theksoi se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe thotë se do të fitojnë më shumë me zgjedhjet lokale.

– Ne do të marrim më shumë, dhe njëra prej tyre do të jetë komuna e Gostivarit. Ne nuk e menaxhojmë atë komunë, Vrapçishtin, Zhelinën dhe Bogovinën, tha Bekteshi.

Bekteshi është ministër i Ekonomisë në Qeverinë Zaev 2, që udhëheq vendin nga viti 2017, me dy qeveri të ndryshme. Zgjedhjet e kaluara kuvendare ka pasur në vitin 2020. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Policia është në kërkim të Vlladimir Pançevskit11 July 2020
Bekim Sali organizon iftar me funksionarët e VLEN-it për muajin e Ramazanit16 March 2026
Lloga: Zhbërja e Gjykatës Speciale është ligjërisht pothuajse e pamundur, Kosova të fokusohet tek sfidat e mbrojtjes ligjore19 September 2026