Nga Vendi
11 October 2021
Deri tani 782 qytetarë në Maqedoni e kanë pranuar dozën e tretë të vaksinës kundër Covid

Deri tani 782 qytetarë e kanë pranuar dozën e tretë të vaksinës kundër korona virusit. Autoritetet qeveritare u lejuan qytetarëve të marin dozën e tretë që nga fillimi i kësaj jave.

Të shtunën dhe të premten janë aplikuar 4418 doza të vaksinave, prej të cilave 1132 janë aplikuar si dozë e parë, 3129 si dozë e dytë, ndërsa 157 persona e kanë pranuar dozën e tretë, informon Zhurnal.

Deri më 9 tetor gjithsej janë vaksinuar 795.186 qytetarë, ndërsa janë rivaksinuar 748.563.

Deri tani me një dozë të vaksinës janë vaksinuar 47% e popullatës ndërsa me dy doza 45%, shifër kjo që është larg nevojave për arritjen e imunitetit.

Zhurmal.mk 



Të ndryshme
Më shumë
Vila misterioze që askush nuk duhet ta vizitojë gjatë baticës13 August 2021
Kejvina Kthella pranoi një mesazh banal, reagon publikisht28 September 2021
Dafina Zeqiri emocionon me urimin për ditëlindjen e parë të djalit të saj17 July 2026