Nga Vendi
12 October 2021
Zaev: Posti i presidentit varet nga votuesit

Presidenti i shtetit të jetë shqiptar është aspirata e radhës e BDI-së. Kështu deklaroi kreu integrist, Ali Ahmeti para mbështetësve në Çair. Ai u shpreh se nuk mund të rrijë i qetë pa thyer ndonjë barrikadë në mënyrë të vazhdueshme.

“Unë nuk mund të rri rehat pa thyer edhe ndonjë barrikadë, se nuk me duket mirë. Po thyhen barrikada, siç u thyen barrikadë pas barrikade, mur pas muri. Ministër të Mbrojtjes, po, ministër të Brendshëm, po, kryetar Kuvendi, po, ministër të Jashtëm, po, zëvendëskryeministër të parë, po. Barrikada e radhës, kryetarin e shtetit”, tha Ahmeti.

Kryeministri Zoran Zaev, paralajmërimin e Ahmetit e quan “ambicie e mirë”. Megjithatë theksoi se Presidenti zgjidhet nga qytetarët, nuk është marrëveshje politike mes partive sepse nuk e zgjedh as Kuvendi e as Qeveria. Për të zgjedhur president shqiptar janë të nevojshme votat e të gjitha komuniteteve që jetojnë në vend, tha partneri qeverisës.

“Është ambicie e mirë që të aludohet edhe në votat e elektoratit maqedonas ose thënë ndryshe vota të elektoratit jo shqiptar. Është dëshmuar se BDI merr shumicën e votave shqiptare, por për ambicie të tillë duhet shumicë votash edhe nga elektorati joshqiptarë në vendin tonë multinacional”, u përgjigj Zaev.

Rikujtojmë se gjatë zgjedhjeve Presidenciale, BDI nuk doli me kandidat të sajin, por mbështeti Stevo Pendarovskin si kandidat konsensual që fillimish mori përkrahjen e LSDM-së.

Sa i përket drejtimit të posteve më të larta në shtet nga shqiptarët, në zgjedhjet e fundit parlamentare BDI kërkoi që kryeministri i vendit të jetë shqiptar. Zaev atë periudhë pati deklaruar se nëse BDI ka kusht të këtillë atëherë nuk do të jetë pjesë e qeverisë. E pas negociatave mes Ahmetit dhe Zaevit u vendos që kryeministër shqiptar të jetë në 100 ditshin e fundit të Qeverisë.



Të ndryshme
Më shumë
Spasovski: Kontrolli i fundit teknik është bërë më 5 tetor, transportimi i viktimave do të paguhet nga shteti23 November 2021
Skandal në Tetovë – Kryetari Kasami shpërndan libra të piratuar të Kadaresë, Onufri paralajmëron padi26 May 2025
Valmir Aziri nderohet me çmimin special në Festivalin Ndërkombëtar të Posterit në Tetovë12 December 2025