Nga Vendi
12 October 2021
Nesër priten reshje të borës në Maqedoni

Nesër pasdite në pjesët perëndimore do të ketë paraqitje të shiut lokal. Gjatë natës nga perëndimi me rritjen e vranësirave reshjet do të zgjerohen në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në jug do të jenë më të rrëmbyeshme, informon DPHM-ja.

Reshje të rrëmbyeshme do të ketë edhe të enjten, kur për shkak të uljes së masës së ftohtë të ajrit, në zonat malore, veçanërisht në pjesët perëndimore, do të bjerë borë, ndërsa në disa vende dhe në zonat më të larta shiu do të kalojë në borë.

Nga e enjtja edhe në ditët në vijim, siç thonë nga DPHM-ja, përkohësisht do të fryjë erë nga drejtimi verior.

Temperaturat ditore këto ditë do të arrijnë deri në 13 gradë celcius./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Mickoski premton ulje të çmimit të naftës: Qeveria mblidhet urgjentisht për derivatet31 May 2026
Qeveria e Maqedoisë: Do të vijnë ekspertë të huaj për të ndihmuar hetimin për zjarrin tragjik në Tetovë10 September 2021
Mickoski: Nëse opozita kërkon zgjedhje do t'i përgjigjemi pozitivisht dhe do t'i fitojmë 11 September 2026