Nga Vendi
13 October 2021
Dënim me kusht për protestuesit për tragjedinë në Tetovë

Në seancën gjyqësore që u mbajt në Gjykatën e Tetovës është shpallur vendimi për të akuzuarit – protestues për tragjedinë e 8 shtatorit në Tetovë.

Pesë protestuesit janë dënuar me nga 1 vjet burg me kusht që për 3 vjet mos të përsërisin veprën e njëjtë.

Të dënuarit paraprakisht kishin pranuar fajin dhe kishin kërkuar falje ndaj policëve të sulmuar në protestë. Këta të fundit ua kishin pranuar kërkim faljen dhe nuk kishin kërkuar dëmshpërblim, por përgjegjësi penale.

Të dënuarit Blerim Ahmedi, Naser Beluli, Arjan Sherifi, Xhemal Sadiku dhe Veton Aliti kanë kryer veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”.

Protestat erdhën pas tragjedisë me zjarrin që ndodhi në spitalin modular në Tetovë, në të cilën humbën jetën 14 persona. /TV21/



Të ndryshme
Më shumë
Inspektorati obligon Taravarin të menjanon Deponinë e egër në dalje të Çegranit 8 October 2021
Mbledhje e Komisionit për Politikë të Jashtme16 June 2021
Ngacmohet sërish për mbulesë, Alba Pollozhani me përgjigje epike 8 October 2026