Nga Vendi
13 October 2021
Flet Filipçe: A do të kemi valë të re të COVID-19?

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp, theksoi se nuk pret valë të re të fortë të Covid-19 këtë vjeshtë.

Megjithatë, ai shtoi se kapacitetet dhe autoritetet shëndetësore janë të përgatitur për çdo gjë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk presim valë të lartë dhe presion mbi spitalet, por ne jemi gati, ka kapacitete të lira dhe sasi të mjaftueshme testesh”, shtoi ai.

Filipçe tha se hapat e ardhshëm në luftën kundër pandemisë do të varen nga skriningu në shkolla, për të parë nëse ka nxënës asimptomatikë, por edhe nga pamja epidemiologjike me këtë përqindje të vaksinimit të popullatës, prej të cilave do të varen kufizimet eventuale në të ardhme./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
LSDM: Viti 2026 do të jetë i vështirë për qytetarët 3 January 2026
Flaka Krelani befason me ndryshimin drastik, por transformimi i ri ngjall reagime të shumta22 September 2026
Ish-presidenti Bill Clinton shtrohet në spital15 October 2021