ShowBiz
22 September 2026
Flaka Krelani befason me ndryshimin drastik, por transformimi i ri ngjall reagime të shumta

Këngëtarja e njohur, Flaka Krelani, ka befasuar ndjekësit me disa fotografi të publikuara në llogarinë e saj në Instagram.

Artistja ka bërë një ndryshim të dukshëm në pamjen e saj, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve me look-un e ri.

Fotografitë morën reagime të shumta, ndërsa komentet ishin të ndara. Disa prej ndjekësve e kritikuan këngëtaren, duke e akuzuar për “blackfishing”, ndërsa të tjerë e komplimentuan për paraqitjen e saj.

 

Foto: Flaka Krelani / Instagram

Një prej komentuesve madje i shkroi se i ngjante artistes së njohur amerikane, Ciara.

Megjithatë, pjesa më e madhe e komenteve ishin kritike, me disa ndjekës që e akuzuan për “blackfishing” – një term që është përhapur gjerësisht vitet e fundit.

 

Foto: Flaka Krelani / Instagram

“Blackfishing” përdoret për të përshkruar rastet kur një person që nuk është me origjinë afrikane ndryshon në mënyrë të qëllimshme pamjen e tij për t’u dukur si një person me ngjyrë, veçanërisht me origjinë afrikane.

Termi përdoret kryesisht në rrjetet sociale dhe shpesh shoqërohet me kritika ndaj personave që perceptohen se përvetësojnë një pamje ose elemente të caktuara kulturore.

 

Foto: Flaka Krelani

Vitet e fundit, krahas debatit për “blackfishing”, janë shtuar edhe diskutimet dhe kritikat ndaj personave që akuzohen për përvetësim kulturor, pra për përvetësimin e elementeve të një kulture tjetër pa pasur lidhje të drejtpërdrejtë me të.

 

 

 

 

 



Të ndryshme
Më shumë
Pamje: I biri e bën horë ministren në Zoom, shfaq karotën me formë “interesante”31 August 2021
Këngëtarja e njohur largohet nga Afganistani: E kisha thënë që do të isha ushtarja e fundit që largohem18 August 2021
VMRO-DPMNE-ja publikoi edhe 10 kandidatë për kryetarë komunash30 August 2021