Nga Bota
31 August 2021
Pamje: I biri e bën horë ministren në Zoom, shfaq karotën me formë “interesante”

Një ministre në Zelandën e Re është bërë figura e fundit publike që turpërohet nga një incident gjatë video-lidhjes.

Përderisa ishte duke dhënë intervistë drejtpërdrejt për një televizion, ajo u pengua nga i biri, i cili u fut në dhomë dhe shfaqi një karotë në formë “interesante”, që i ngjante organit mashkullor.

Carmel Sepuloni, ministre për Zhvillim Social, ishte duke dhënë intervistë, kur i biri i saj u fut papritmas në dhomë duke tundur para kamerës një karotë, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Si duket, ministrja e mori shtruar incidentin, sepse edhe vetë e publikoi videon ku shihet incidenti me të birin.

“Ai momenti kur je duke dhënë intervistë drejtpërdrejt me Zoom dhe i biri yt futet në dhomë duke bërtitur dhe duke mbajtur një karotë të deformuar në formën e një pjese të trupit mashkullor. Po, ne jemi gati duke u mundur për një karotë në kamerë dhe po, tani po qeshem me këtë, por atëherë nuk po qeshja”, shkroi ajo.

https://twitter.com/i/status/1432178595112251401



Të ndryshme
Më shumë
Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, tha se mund të bëjë kompromis në negociata për formimin e qeverisë, por jo edhe për konstituimin e Kuvendit10 May 2025
“Ata nuk e donin Gjestin”, Rozana Radi bën deklaratën e fortë 1 May 2025
Numër rekord i turistëve nga Maqedonia në Shqipëri24 August 2021