Nga Vendi
15 October 2021
Dashtevski: Maqedonia është vendi në të cilin më shpejt dalin rezultatet e zgjedhjeve

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve beson se ka kapacitet për të reaguar shpejt ndaj parregullsive zgjedhore.

Kryetari i KSHZ-së Aleksandar Dashtevski, sot tha se kudo që do të konstatohet shkelje të së drejtës së votës, zgjedhjet do të anulohen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“320 persona në sektorin e IT -së do të kujdesen për mbështetje teknike, një kompani e huaj është punësuar për të ndërhyrë në sulmet e hakerëve, siç ndodhi vitin e kaluar”, thotë Dashtevski.

Ai shtoi se në zgjedhjet lokale të 17 tetorit ka numër rekord të kandidatëve, gjithsej 165.

Dashtevski tha se KSHZ ka nisur me temp të fuqishëm përgatitjet për zgjedhjet, por shtoi se më e vështira akoma nuk ka kaluar./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni: Në dy ditët e para janë regjistruar mbi 136 mijë persona 7 September 2021
Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut 5 October 2026
Trump dhe Xi Jinping në Tempullin e Qiellit: Takim historik në zemër të Pekinit14 May 2026