Nga Rajoni
25 October 2021
Rriten çmimet në treg! Ja lista e produkteve që janë shtrenjtuar

Së fundmi në Kosovë janë ngritur çmimet e produkteve të ndryshme ushqimore, përfshirë këtu edhe atyre më bazike.

Nga sot në komunën e Pejës është ngritur edhe çmimi i bukës nga 40 cent sa ishte në 50 cent.

E përveç bukës janë ngritur edhe çmimet e produkteve tjera, si i mishit, qumështit, djathit, vezëve, vajrave, sheqerit e produkteve tjera.

Kështu është bërë e ditur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (1.5%); mish (1.9%); qumësht, djathë dhe vezë (7.7%); vajra dhe yndyrëra ushqimore (28.2%); perime (19.7%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (2.1%); pijet alkoolike (3.8%); duhan (2.7%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (2.3%); gaz (10.6%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (4.6%); mobilie dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (2.6%); pajisje shtëpiake (4.0%); veglat dhe pajisjet për shtëpi dhe kopsht (2.9%); blerje e automjeteve (1.5%); pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (2.2%); karburantet dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (26.7%); mirëmbajtje dhe riparim i pajisjeve personale të transportit (5.0%); shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (9.9%); shërbime për transport (2.2%)-(ngritje e çmimeve të biletave të transportit ajror), shërbime telefonike dhe të telefaksit (20.3%); pajisjet audio-vizuale, fotografike për përpunimin e informative (2.7%); pushime të organizuara turistike (8.9%); shërbime hoteliere (2.3%); kujdes personal (1.2%); shërbime financiare (6.0%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 4.9 për qind në IHÇK-it”, thuhet nga ASK.

Sipas kësaj agjencie, rënie e çmimeve vërehet te pemët.



Të ndryshme
Më shumë
Dritat në njërën anë të Drinit të Zi nuk funksionojnë vetëm një muaj pas lëshimit në përdorim21 July 2021
Sot sërish protestohet në Koçan për viktimat nga zjarri në diskotekën “Pulse”29 November 2025
81 vjeçarja që shkruan poezi për Adem Jasharin, Albin Kurtin e mërgimtarët10 August 2021