Nga Rajoni
15 October 2021
Gazetari i POLITICO’s për nominimin e Hill-it në Serbi: Amerika u kthye!

Gazetari i gazetës amerikane Politico, Andrew Gray ka reaguar pas nominimit të Christopher Hill për ambasador të SHBA-së në Serbi, duke thënë se kjo është një lëvizje e madhe.

Gray përmes një cicërime në Twitter ka thënë se të paktën në Ballkan, Amerika është kthyer.

“Lëvizje e madhe. Në Ballkan, të paktën, Amerika është kthyer”, shkroi ai.

Presidenti amerikan, Joe Biden ka nominuar diplomatin e njohur, Christopher Hill për ambasador të ShBA-së në Serbi. Hill pritet që të konfirmohet nga Senati amerikan para se të marrë zyrtarisht detyrën.



Të ndryshme
Më shumë
Kush do të jenë 11 heronjtë kuqezi në Varshavë25 March 2026
"Jam historia veç me tri shkronja", Gold AG me imazhin e Adem Jasharit dhe të UÇK-së në marshin për Liri12 September 2026
Arben Taravari kërkon dorëheqjen e Qeverisë 9 September 2021