Sport
25 March 2026
Kush do të jenë 11 heronjtë kuqezi në Varshavë

Përballja me Poloninë ka vënë përballë disa dilema trajnerin e Shqipërisë, Silvinjo, megjithatë një formacion i mundshëm tashmë po merr formë dhe shihet si zgjidhja më e mundshme për këtë sfidë.

Në portë pritet të konfirmohet Thomas Strakosha, ndërsa mbrojtja mbetet pa ndryshime, me Mario Mitaj në të majtë, Elseid Hysaj në të djathtë dhe në qendër kapitenin Berat Gjimshiti së bashku me Arlind Ajetin.

Në repartin e mesfushës pritet të aktivizohen Juljan Shehu, Kristjan Asllani dhe Qazim Laçi, duke ruajtur balancën mes fazës mbrojtëse dhe asaj sulmuese.

Ndërkohë, në sulm, për shkak të mungesave të Rey Manaj dhe Mirlind Daku, tekniku brazilian pritet t’i besojë Nedim Bajramit në qendër, i mbështetur nga Arbër Hoxha në krahun e majtë dhe Myrto Uzuni në të djathtë.

Sa i përket lojtarëve që mund të mbeten në tribunë, përflitet se jashtë listës mund të jenë Jasir Asani, Naser Aliji dhe një zgjedhje mes Klisman Cake dhe Bujar Pllanës.



Të ndryshme
Më shumë
LSDM: OBRM-PDUKM dëshiron ta minojë hetimin e pavarur për zjarrin10 September 2021
Del në shitje BMW-ja në të cilën u vra Tupac14 September 2021
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit përpara armëpushimit të mundshëm të SHBA-së25 March 2026