ShowBiz
6 October 2026
Videot intime të Adi Hilës, merren në pyetje edhe tri gra! Ja çfarë deklaruan...

Teksa në faqe të ndryshme pornografike vijojnë të ngarkohen video të tjera me përmbajtje intime mes kompozitorit Adrian Hila dhe artisteve të ndryshme, Policia dhe Prokuroria e Tiranës nuk janë në gjendje të japin një përgjigje se kush i ka nxjerrë këto video të kapura nga kamerat e sigurisë.

Në funksion të hetimit, këtë të martë, Sektori për Krimin Kibernetik në Policinë e Tiranës ka pyetur edhe 3 vajza të tjera të përfshira në këto video.

Top Channel raporton se ashtu si personat e tjerë që kanë dhënë deklarime më herët, ato kanë mbajtur të njëjtin qëndrim, duke deklaruar mbi marrëdhënien me kompozitorin, por përgjegjësinë e shohin përtej tij, duke hedhur dyshime te personat të cilët kanë shpërndarë apo komentuar videot.

Për këtë ngjarje, blutë e Tiranës kanë referuar materialet në Prokurori për 4 vepra penale: “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve dhe ndërhyrja e padrejtë në jetën private”.



Të ndryshme
Më shumë
Britania dhe Franca forcojnë praninë ushtarake në Lindjen e Mesme 9 May 2026
Zaev: Rekomandimi i KSI-së për hapjen e kufijve do të shqyrtohet të martën në Qeveri 5 October 2020
​OVL-UÇK paralajmëron protesta më 25 shtator në të gjitha qytetet e Kosovës22 September 2026