Nga Rajoni
22 September 2026
​OVL-UÇK paralajmëron protesta më 25 shtator në të gjitha qytetet e Kosovës

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka njoftuar se më 25 shtator, nga ora 17:00 do të organizohen protesta në të gjitha qytetet e Kosovës ku kjo organizatë ka degët e saj.

Sipas njoftimit, protesta në Prishtinë do të mbahet nga ora 21:00, ndërsa OVL-UÇK ka ftuar institucionet komunale dhe qytetarët që t’u bashkohen protestave në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe, siç thuhet, vlerave të luftës çlirimtare.

Organizata ka bërë të ditur se do të mbështesë çdo protestë që organizohet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe luftës çlirimtare, përderisa ato zhvillohen në mënyrë paqësore dhe pa cenuar rendin kushtetues.

Në njoftim, OVL-UÇK u ka bërë thirrje gjithashtu përfaqësuesve të spektrit politik, shtetëror dhe kombëtar që të nisin sa më parë hartimin e një strategjie kombëtare, e cila, sipas saj, do të garantonte mbështetje të plotë për ish-krerët e UÇK-së deri në vendimin e Apelit. 

 



Të ndryshme
Më shumë
Aksident i rëndë trafiku në kryqëzimin përpara Parlamentit30 June 2025
Këshilltarët e Trumpit: Lufta me Iranin mund të vazhdojë me vite10 September 2026
Berisha: Nuk kam unë ambicie personale për pushtet, dua vetëm t'i shoh shqiptarët edhe njëherë, me besim të plotë te Shqipëria 4 May 2025