Teknologji
10 January 2024
Rrezikohet misioni, 'Peregrine' mund të përplaset në sipërfaqen e hënës

Kompania amerikane që nisi misionin e fundit në Hënë ka bërë të ditur se “nuk ka shanse që të ndodhë një ulje e butë në satelitin tonë natyror, për shkak të një rrjedhjeje karburanti.

 

Astrobotic njoftoi se anija kozmike ka mjaftueshëm forcë shtytëse për të operuar "Peregrine". Sonda pritet që të mbetet pa karburant për 40 orë, sipas asaj që bëri të ditur kompania.

Anija kozmike, e cila peshon 1.2 ton u lëshua nga Kepi Canaveral të hënën, me qëllimin për t’u ulur në satelitin tonë natyror nga fundi i shkurtit

Peregrine është pjesë e një morie anijesh kozmike që do të përpiqen të pozicionohen në sipërfaqen hënore në 2024, në kuadër të gati 8 projekteve të ndryshëm, përfshirë nga Japonia dhe Kina. Anija Kozmike u lëshua nga platforma 41e e Space Force Station, me raketën e fuqishme vullkan, e cila po ashtu është ndërtuar nga një bashkëpunim privat i Boeing me Lockheed.



Të ndryshme
Më shumë
Pendarovski deri të enjte duhet të deklarohet rreth Ligjit për regjistrimin e popullsisë24 January 2021
Pas lëndimit në BBV, Einxhel dërgohet në spital nën përcjelljen e kamerave28 January 2022
Nuhi Neziri kandidat i BDl-së pe?r Komune?n e Tearce?s29 June 2021