Nga Vendi
17 October 2021
Kohë shtesë për vendet ku është ndërprerë votimi, thonë nga KSHZ

Nga KSHZ thonë se deri më tani nuk është raportuar për ndërprerje të votimit më tepër se tre orë, përcjell Alsat. Lubka Guguçevska nga KSHZ sot deklaroi se ka pasur vonesa për shkak të problemeve me aparatet për fingerprint, por që koha e votimit do të kompensohet në ato vendvotime ku ka pasur vonesa.

“Sa i përket ndërprerjes së votimit. Kemi raste në shumë vendvotime. Në rast se ndërprerja ka qenë më pak se një orë, votimi do të përfundojë në ora 19:00. Nëse ndërprerja ka zgjatur një deri në tre orë, në këtë rast do të vazhdohet për aq sa ka zgjatur ndërprerja. Nëse ndërprerja ka qenë dy orë, atëherë do të vazhdohet votimi deri në ora 21:00”, deklaroi Lubka Guguçevska, zëdhënëse e KSHZ-së



Të ndryshme
Më shumë
Votojnë krerët e politikës në Kosovë, ja mesazhet që dhanë14 February 2021
ASH e Taravarit i reagon Fetait: Shihemi ne tetor! 1 June 2025
Televizioni publik gjerman: Zgjedhjet nuk ishin të ndershme! Rama kërkon të mbajë pushtetin me mjete të padrejta, rrezikohet integrimi13 May 2025