ShowBiz
25 October 2026
Nuk ndiqen në Instagram - Ingrit Gjon flet për raportin me Çiljeta Xhilagën

Së fundmi në emisionin “Live me Luizin” ka qenë e ftuar këngëtarja e njohur, Ingrit Gjoni.

Gjatë intervistës, fituesi i Big Brother VIP Albania 2 i bëri dhe një lojë.

Ai i jepte disa fotografi, të cilat ajo nuk do i shikonte por Luizi do ia shpjegonte dhe Ingriti do i gjente se për çfarë e për kë bëhej fjalë.

Në momentin që i dha foton e këngëtares Çiljeta Xhilaga, Ejlli e pyeti edhe për raportin që ka me të.

“Si është marrëdhënia sot me Çiljetën, a i ka rezistuar kohërave?”, e pyeti ai.

“Po i ka rezistuar, me ca devijime të vogla se ajo ka bërë shoqe më të ngushta në jetën e vet. Çili është një shoqe zemre, pushimet nuk i bën me mua, ka nisur t’i bëjë me shoqe të tjera”, tha ajo.

Më pas Luizi e pyeti “se pse e gjithë Shqipëria atëherë iu shikonte si dy rivale?”.

 

Foto: Instagram

“Se ishim rivale në ato fillime. Ne ishim konkurrente, që do të thotë që në një club që unë këndoja, domosdoshmërisht do të ishte ke club-i të nesërmen”, tha Gjoni.

Duke folur se pse nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram, këngëtarja tha me humor se e ka hequr pasi nuk shkoi me pushime me të.

 

Çiljeta dhe Ingrit Gjoni

“Me thënë të drejtë e hoqa nga Instagrami. Tjetër pardje ishim bashkë për darkë. Por preferoj ta heq se nuk zgjodhi të shkojë pushime me mua. Jam mërzitur shumë. Ajo nuk më ka hequr por më thotë ‘më bëj se le nam’”, tha mes tjerash Gjoni. 



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni, për tre muaj, 29 vetëvrasje!23 July 2021
Cardi B befason shqiptarët, pozon duke bërë shqiponjën dykrenare13 September 2026
Kodi etik për deputetët, synimi për më shumë respekt në Kuvend21 June 2026