ShowBiz
13 September 2026
Cardi B befason shqiptarët, pozon duke bërë shqiponjën dykrenare

Superylli amerikan Cardi B ka bërë shqiponjën dykrenare shqiptare me duar, në një moment që ka tërhequr vëmendjen e fansave shqiptarë.

Pamjet janë publikuar në TikTok nga grimeri me origjinë shqiptare, Kevi Kodra, i cili shihet pranë artistes duke formuar së bashku me të simbolin kuq e zi.

Sipas Kodrës, Cardi B ka shprehur gjithashtu dashurinë dhe afërsinë e saj me shqiptarët.

“Ajo tha: ‘Shqiptarët me të cilët jam rritur ishin shumë gangsterë…’. Unë i thashë: ‘Unë jam gangsteri i makeup-it’.”, ka shkruar Kodra.



Të ndryshme
Më shumë
Reagon aktorja kosovare ndaj paragjykimeve: Vishemi shkurt, shajmë e pijmë alkool se na pëlqen25 August 2021
Bajram Rexhepi reagim i ashpër ndaj Bilall Kasamit: “Sulm i turpshëm ndaj shtetit shqiptar!” 5 July 2025
Fjalët e para të babait pasi varrosi vajzën 18-vjeçare, Marigonën 24 August 2021