Nga Vendi
17 October 2021
Njofton Prokuroria: 83 persona të dënuar të cilët ndodhen në liri, janë të armatosur për të penguar procesin zgjedhor

Në komunikatën për media, të Prokurorisë Themelore Publike janë paraqitur parregullsi gjatë procesit të sotëm zgjedhor.

Një nga rastet e paraqitura  është se sot në orën 9:04 paradite, Shtabi Operacional ka marrë një njoftim nga  Ambasada Amerikane, duke informuar se një person nga një parti politike, një ditë më parë, u është drejtuar duke thënë  se 83 persona të cilët janë dënuar në mënyrë të përsëritur për vepra penale e të cilët ndodhen në liri, kanë marrë armë zjarri për të penguar procesin zgjedhor, transmeton Alsat.

Më tej në komunikatë thuhet edhe se një person tjetër – një autor i njohur i veprave penale posedon armë dhe se ditën e zgjedhjeve ai do të kryejë vepra penale me të cilat do të rrezikojnë jetën e qytetarëve – anëtarë të një partie politike.

Të gjitha rastet po verifikohen nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

 



Të ndryshme
Më shumë
Kërçova kërkon mësim online për shkak të gjendjes me Covid-1931 August 2021
Goran Bregoviq reagon pas koncertit në Korçë ku u hodh gaz lotsjellës23 August 2021
Dilema rreth lëshimeve të mundshme në spitalin e Tetovës 8 October 2021