Nga Vendi
14 March 2026
Vajza bie nga ballkoni në Tetovë, transportohet me urgjencë në Qendrën Klinike në Shkup

Një vajzë ka rënë nga ballkoni i një shtëpie në Tetovë gjatë mbrëmjes së sotme, duke përfunduar me urgjencë në spital.

Sipas informacioneve nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, rasti është raportuar rreth orës 19:40 nga ekipi i ndihmës së shpejtë, i cili ka njoftuar policinë për incidentin.

Nga SPB-Tetovë bëjnë të ditur se vajza është transportuar menjëherë në Qendrën Klinike në Shkup për trajtim mjekësor, ndërsa policia ka dalë në vendngjarje dhe po zhvillon hetime për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera lidhur me gjendjen shëndetësore të vajzës apo shkaqet e rënies.



Të ndryshme
Më shumë
Zaev premton shkollë të re për nxënësit shqiptarë të Çashkës 7 September 2020
E fejuar para se të futej në ‘’Për’puthen’’?!, ndjekësja i plas ‘’BOMBËN’’ Jasminës28 July 2021
Bie vlerësimi për presidentin amerikan, Joe Biden19 August 2021