Nga Vendi
21 September 2026
Ahmeti: Në Hagë nuk po dënohen individët, po dënohet UÇK-ja dhe historia e Kosovës

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke deklaruar se vendimi nuk përbën, sipas tij, një dënim vetëm për individët, por për historinë e Kosovës dhe luftën çlirimtare.

Ahmeti tha se me vendimin e Gjykatës së Hagës po dënohet UÇK-ja dhe historia e luftës së Kosovës.

“Absolutisht, kjo nuk është e vërtetë që këtu dënohen individët. Këtu dënohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Këtu dënohet historia e Kosovës. Këtu dënohen të gjitha ato reprezalje gjenocidale që ka ushtruar Serbia ndaj nesh dhe sot po dënohen çlirimtarët”, u shpreh Ahmeti ka deklaruar Euronews Albania.

Deklarata e kreut të BDI-së vjen pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.



Të ndryshme
Më shumë
Talibanët keqtrajtojnë qytetarët dhe mbajnë rendin me kallashnikovë, pamje nga Kabuli19 August 2021
Ankara-Shkup me fluturime direkte nga 2 korriku, Nikolloski: Synojmë tregti prej 2 miliardë dollarësh15 June 2026
Të infektuarit me Covid-19 mund të regjistrohen për raundin e dytë të votimit deri më 25 tetor21 October 2021