Nga Vendi
11 July 2020
Zaev i ofe ndoi shqiptarët, reagon Sali Berisha: O argat i Beogradit (VIDEO)

Pas ofendimit të rëndë ndaj shqiptarëve nga Zoran Zaev ka reaguar menjëherë edhe ish kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha. Ai thotë se Zaev është argati i Beogradit

“Ja si ofendon shqiptaret argati tjeter i Beogradit, qe se bashku me Zografin Bis shetisnin me patronin e tyre Vuçiç projektin e Serbise se Madhe si Jugosllavi e Re me emer Minishengen!” ka shkruar Berisha menjëherë pas publikimit të videos në youtube ku dëgjohet një bashkëbisedim dhe Zaev thotë se shqiptarët nuk vlejnë për pesë pare.

Në këtë mega skandal shfaqet ana e errët e ish kryeministrit Zoran Zaev që këron madje vota tek elektorati shqiptar. Ai madje nuk i kursen as ushtarët shqiptarët në këtë bombë.

Në këtë bombë dëgjohet një bisedë ofenduese midis kreut social demokrat me një person tjetër.

Personi i panjohur i thotë Zaevit se shqiptarët po, jua shkruajnë faturën ndërsa Zaev i përgjigjet se shqiptarët nuk vlejnë as për pesë para.

Kur ai e pyet se nuk vlejnë , Zaev ia kthen se shqiptarët nuk vlejnë në tregun e votave dhe se nuk mundet me neve, shkruan TetovaSot.

Më pas lideri i LSDM-së dëgjohet të thotë se me zgjedhje edhe ata ( shqiptarët) do të valorizohen.

 

” Për atë se a do të shkruajnë fatura, , për të shkruar fatura duhet të kesh mall a po jo?Nuk mundësh bash ashtu të lëshosh( faturë) ,ata (shqiptarët) nuk kanë mall pas vetes.” është shprehur Zaev

Por kur bashkëbiseduesi i panjohur i thotë Zaevit se ata kanë luftëtarë , Zaev thotë se luftëtarët gjenden gjithandej në botë.

Me 1000 njerëz na e morrën shtetin , do të na e merrnin thotë bashkëbiseduesi ndërsa Zaev i përgjigjet se ata shqiptarët luftojnë për para.
Videot menjëherë janë fshi nga kanali youtube, por në disa media të Kosovës dhe Shqipërisë vazhdon të qarkullojë./TS/



Të ndryshme
Më shumë
Albin Kurti gati për Berlin, jo për “Open Balkan”20 August 2021
Zhvishet Trejsi Sejdini, “çmend” Instagramin20 October 2021
10 gjëra që nuk duhet t’i bëni gjatë kohës sa e mbushni baterinë e telefonit27 June 2020