Kryetari i Komunës së Çashkë, z. Suat Shaqiri, ka njoftuar se më 26 shkurt 2026 Komuna do të presë për vizitë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, duke e cilësuar këtë si një “moment historik për ne, hera e parë që Komuna e Çashkës vizitohet nga një President”.
Në njoftimin e tij për qytetarët, Shaqiri shkruan: “Kam kënaqësinë e veçantë t’ju njoftoj se më 26.02.2026 Komuna jonë do të presë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Një moment krenarie për çdo qytetar të popullit tonë! Në Komunë do të kemi nderin ta presim Presidentin në ora 14:30-15:00. Më pas, së bashku me Presidentin, do të vazhdojmë për vizitë në fshatin Jabollçisht i Epërm, ku do të kemi takim me qytetarët në ora 16:00-16:30. Ftoj të gjithë qytetarët të na bashkohen dhe të jenë pjesë e këtij momenti historik për popullin tonë! Le të tregojmë së bashku se populli i Çashkës është i bashkuar, krenar dhe i gatshëm të mirëpresë çdo vizitor të rëndësishëm.”