Nga Vendi
9 September 2026
Vetëdorëzimi i Përparim Bajramit, Toshkovski: Të gjithë të arratisurit do të dalin para ligjit

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, gjatë vizitës në SPB Tetovë ka folur për dorëzimin e ish-drejtorit të Lotarisë Shtetërore Përparim Bajrami, për të cilin tha se sot do të nxirret para procedurës paraprake.

Toshkovski tha se ngadalë të gjithë ata që kanë qenë në arrati do të dalin para ligjit.

"Në pikën kufitare është ndaluar personi që e përmendët dhe më pas do të merren të gjitha masat ligjore, ndërsa tani është dërguar në burgun e Shkupit. Gjatë ditës së sotme do të nxirret para gjykatësit të procedurës paraprake. Ngadalë të gjithë ata që ishin në arrati, po sigurohen dhe do të ballafaqohen me ligjet për ta treguar pafajësinë e tyre, ose Prokuroria për të dëshmuar fajësinë e tyre", tha Toshkovski.

I pyetur për dhunën në mes tifo-grupeve në Tetovë, Toshkovski tha se MPB i merr të gjitha masat për të ruajtur sigurinë në vend.

"MPB është e gatshme për të gjitha sfidat, pavarësisht nëse bëhet fjalë për dhunë në mes grupeve etnike. Jam i sigurt se janë marrë të gjitha masat nga MPB. Në të ardhmen do të duhet të veprojmë edhe në mënyrë parandaluese. Institucionet duhet ta bëjnë punën e tyre", tha Toshkovski.



Të ndryshme
Më shumë
Ky është ish-i dashuri i Semit të Big Brother Vip 21 October 2021
Me 31 tetor ndryshon ora verore, prej 03:00 bëhet 02:0029 October 2021
Vuçiq: Ta ndalojmë çmendurinë e së kaluarës, duhet kompromis me Kosovën22 July 2021