Nga Vendi
17 March 2026
Krisje në LSDM, nis procedura për përjashtimin e Shilegovit mes akuzave për bashkëpunim me VMRO-në

Partia LSDM ka nisur procedurë për përjashtimin e Petre Shilegov nga anëtarësia, duke e akuzuar atë për veprimtari që, sipas tyre, shkon në favor të VMRO-DPMNE dhe dëmton unitetin e brendshëm të partisë.

Kreu i LSDM-së, Venko Filipçe, deklaroi se Shilegov ka hartuar një platformë dhe plan për dobësimin e partisë në një periudhë kur, sipas tij, LSDM po shënon rritje të besueshmërisë, ndërsa VMRO-DPMNE është në rënie. Ai theksoi se nuk bëhet fjalë për mendim ndryshe, por për veprime që synojnë përçarjen e partisë, duke shtuar se nuk do të lejojnë që faktorë të brendshëm apo të jashtëm të rrezikojnë stabilitetin e saj.

Në anën tjetër, Shilegov ka hedhur poshtë këto akuza, duke pretenduar se është vetë udhëheqësia e LSDM-së që bashkëpunon me VMRO-DPMNE-në. Ai deklaroi se ekziston një marrëveshje e pashkruar që LSDM të mbetet në gjendjen aktuale, duke i hapur rrugë kundërshtarit politik për të vijuar në pushtet, ndërsa drejtuesit e partisë shmangin përgjegjësinë për çështje të mundshme ligjore.

Ish-kryetari i Shkupit shtoi gjithashtu se procedurat për përjashtim duhet të kalojnë përmes degëve lokale të partisë, duke i bërë thirrje Filipçes të respektojë statutin.

Përplasja mes palëve thellon ndarjet brenda LSDM-së, në një moment të ndjeshëm për skenën politike në vend.



Të ndryshme
Më shumë
Dita e fundit e fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni29 October 2021
Më shumë shi ka rënë në Krushevë, temperaturat më të ulëta janë matur në Mavrovë20 November 2025
Konfirmohen 96 raste të reja me coronavirus në Kosovë, shërohen 87 persona27 June 2020