Nga Vendi
11 July 2020
Kovid-19 po merr hov, numër rekord i rasteve të reja dhe personave të shëruar në shtet

Numër më të lartë të rasteve të reja me koronavirus ka regjistruar dje Instituti për Shëndet Publik. Me 205 rastet e sapoevidentuara nga të cilat sërish më së shumti ka në Shkup, numri i tërësishëm i rasteve të reja nga fillimi i pandemisë, deri tani në shtet arriti 7.777.

Sipas të dhënave, janë regjistruar edhe numër rekord prej 336 personave të shëruar, numri i tërësishëm i të cilëve arrin 3.960, ndërsa gjithsej kanë vdekur 368 pacientë.

Mes të shëruarve është edhe një pacient 20 vjeçar te i cili koronavirusi ka shkaktuar ndezje në tru. Ky është rasti i gjashtë i njohur në botë ku Kovid-19 ka zhvilluar pasqyrë të tillë klinike, thonë mjekët nga Spitali i përgjithshëm i qytetit “8 Shtatori” të cilët ia kanë shpëtuar jetën pacientit të ri.



Të ndryshme
Më shumë
“Jo të gjithë ata që ecin pranë teje, e vazhdojnë rrugën me ty”, Rama shpërndan një video AI me një luan 9 October 2026
Akrobatja shqiptare Fiona Rushiti thyen rekordin botëror, hyn në librin Guinness me 72 rrotullime në 30 sekonda31 October 2026
Kosova drejt institucioneve të reja, Supremja rrëzon të gjitha ankesat zgjedhore 8 July 2026