Nga Rajoni
19 October 2021
Borrell fton Kurtin dhe Vuçiqin: Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është rruga e vetme

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka ftuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të kthehen në situatën kur mund të vazhdojë dialogu në Bruksel.

Borell në një konferencë për media foli për situatën e fundit që u shkaktua në pikat kufitare Kosovë – Serbi, përkatësisht në Jarinjë dhe Bërnjak.

“Kemi pasur situatë të vështirë në kufirin Kosovë – Serbi. Kam folur si me Vuçiqin ashtu edhe me Kurtin. Rastet e fundit dhe marrëveshja (për targat) tregojnë se dialogu i lehtësuar nga BE-ja është rruga e vetme. Unë i ftoj të dy që të kthehen në situatën ku mund të vazhdojnë dialogun”, ka thënë Borell.

Ai së fundit u kritikua gjerësisht për deklaratën pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri për luftim të kontrabandës, ku serbët po ashtu protestuan dhe bënë rezistencë. Ai tha se “aksionet e tilla duhet të koordinohen”, por kjo u mor si anim për Serbinë.

Qeveria e Kosovës iu përgjigj se për luftim të kontrabandës dhe zbatim të ligjit nuk pyet askënd.



Të ndryshme
Më shumë
Bashkëraportuesit e Asamblesë Parlamentare të KE-së u bënë thirrje autoriteteve të RMV-së të luftojnë korrupsionin 1 May 2025
Kurti: Kërkesa për 45 vite burg deformon të vërtetën e luftës çlirimtare, e papranueshme 9 February 2026
Doni të takoni Malumën në Tiranë? Kjo është shifra e kripur që duhet të paguani 14 March 2022