Nga Vendi
19 October 2021
Reagon Alternativa: Nuk e përkrahim Bilall Kasamin në Tetovë!

Orhan Murtezani, zëdhenës i Alternativës, i ka shkruar #TV21, si reagim ndaj deklaratës së Elmi Azirit nga Aleanca për Shqiptarët që ishte mysafir në #ClickPlus, bashkë me Arbër Ademin nga BDI.

Elmi Aziri, gjatë debatit në ClickPlus tha se do të mendojnë se a do ta mbështesin Bilall Kasamin kundër Teuta Arifit në rrethin e dytë për Tetovën, me qëllim që të mposhtet Arifi, e cila sipas Azirit, meriton zero vota.

Kjo është porosia që zëdhënësi i Alternativës ia dërgoi TV21: “I nderuar Fatmir, Shfrytëzoj rastin të bëj të ditur që Alternativa nuk e mbështetë Bilall Kasamin në Tetovë. Me respekt,” ka shkruar Orhan Murtezani!



Të ndryshme
Më shumë
“Shumë fëlliqësira qenka në këtë industri”, reperi i njohur reagon ndaj Encës për klipin e ri30 June 2021
RMV, vetëm nxënësve që kanë nevoja urgjente dëftesat do t’ju ndahen tani, të tjerëve në gusht22 June 2021
Gjermania po i kërkon 400 mijë punëtorë, këto janë detajet26 August 2021