ShowBiz
19 October 2021
“S’ta lejoj, je e paedukatë”, gjesti i Semit indinjon Ilirin

Semi dhe Iliri, dy nga banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, së fundmi kanë pasur një debat shumë të fortë që madje është shoqëruar me ofendime.

E gjitha nisi gjatë një diskutimi ku Semi i drejtoi gishtin e mesit Ilirit, i cili nuk e ka pritur aspak mirë. Pas këtij gjesti, ai i është kthyer konkurrentes duke e quajtur “e paedukatë”.

Semi e ka sqaruar këtë ngjarje në dhomën e rrëfimit duke thënë se nuk ka pasur asnjë qëllim të keq dhe se ishte talluar.

“Për shaka ia bëra me gishtin e mesit. E mori shumë seriozisht e mori shumë afër zemrës si gjë.”-tha ajo.

Ndërkohë, Iliri është ndjerë i ofenduar, gjë për të cilën diskutoi dhe me Arjolën.

“Ato mbaji për vete i thashë, “S’ta lejoj, je e paedukatë”!- i thashë. Troç, jo kshu jo ashu!”, u shpreh Iliri.

Ky i fundit i ka rrëfyer së fundmi Sabianit se ndihej në faj përballë bashkëshortes së tij pasi i duhet që të përballojë të gjithë përgjegjësinë familjare.

“Ndihem në faj! Ajo po punon, po kujdeset për vajzën ndërkohë unë rri gjithë ditën”,– tha ai.

Nga ana tjetër Sabiani i qëndroi afër duke i thënë se ata do të ndihen shumë krenarë për eksperiencën e tij brenda shtëpisë së “BBV”.



Të ndryshme
Më shumë
Filipçe: Me LSDM-në Maqedonia u bë shtet anëtar në NATO, ndërsa qeveria aktuale na largoi nga rruga drejt BE-së27 September 2025
Blen Ferrari, Vali Corleone thotë se kushton 600 mijë euro18 October 2021
A do të bëhët Naser Ziberi Avokati Popullit? Flet Grubi (VIDEO)30 August 2020