Nga Vendi
27 October 2021
Arifi: Para 8 vitesh kishte lagje të tëra që nuk kishin furnizim me ujë

Kandidatija e BDI-së, edhe për një mandat në krye të Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, në emisionin “Programi 200”, ka thënë se para tetë vitesh kishte lagje të tëra që nuk kishte furnizim me ujë, derisa tha se gjatë mandatit të saj ka punuar fort që të ndërtojë ujësjellësin kryesor të qytetit dhe stacionin e filtrimit, shkruan Alsat.

Arifi premtoi se do të vazhdojnë tutje me investime në ujësjellës

“Ajo që dua të përkujtojë është se para 8 vitesh kishte lagje të tëra që nuk kishte furnizim me ujë. Kemi punuar fortë dhe kemi investuar shumë në këtë drejtim, duke ndërtuar ujësjellësin kryesor të qytetit dhe stacionin e filtrimit, dhe duke vazhduar tanimë, me krahë të tjerë të këtij ujësjellësi. Sot flasim për defekte të ujësjellësit e jo për mungesë të ujësjellësit”, u shpreh ajo.



Të ndryshme
Më shumë
Gjashtë të vdekur dhe 129 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni24 July 2020
Bekim Jashari sulmon Vetëvendosjen: Janë bërë bashkë me PDK-në, heshtën para manipulimeve në zgjedhje21 October 2021
Vrasja e Triumf Rizës, Enver Sekiraqa sot del sërish para gjykatës24 June 2021