Nga Rajoni
19 October 2021
Boiken Abazi jep dorëheqje nga pozita e drejtuesit të VV-së në Shqipëri

Shqipëri – Boiken Abazi ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit Ekzekutivit të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri.

Arsyeja e kësaj dorëheqjeje sipas Abazit është rezultati i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

“Në datën 15 shtator unë kam paraqitur dorëheqjen time të parevokueshme nga pozicioni i drejtorit ekzekutiv i Qendrës së Lëvizjes në Shqipëri, gjë që e kisha diskutuar edhe pas zgjedhjeve në Bordin e Qendrës, për të mbajtur përgjegjësitë e mia për rezultatet në Shqipëri”, ka thënë ai, njofton SHQIP.com

 

 

VV në Shqipëri

Abazi, megjithatë komentoi edhe zgjedhjet lokale në Kosovë, ku tha se “LVV nga partia e tretë në zgjedhjet lokale tani është e para”.

“Sfidat nuk janë të vogla para 12 balotazheve pas katër javësh, por jemi me shpresë e të angazhuar si rrallë herë më parë. E ardhmja është e Lëvizjes, e shqiptarëve”, ka thënë ai. /TetovaExpres



Të ndryshme
Më shumë
Nga kureshtja për të parë aksidentin që kishte ndodhur, shoferi i bie nga mbrapa veturës tjetër29 July 2021
Ambasada gjermane në Shkup: Në tre muajt e ardhshëm nuk do të ketë listë të hapur për termine29 October 2021
Një orë pritje në kufirin Maqedoni-Greqi 2 August 2021