Nga Vendi
19 October 2021
Mbi 60 mijë fletvotime të pavlefshme në zgjedhjet lokale në Maqedoni

Numri i fletvotimeve të pavlefshme që janë verifikuar në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, është më i madh në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017.

Gjithsej 60.753 fletvotime të pavlefshme janë verifikuar në zgjedhjet e 17 tetorit, përkundër 45.551 të vitit 2017, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më shumë fletvotime të pavlefshme ka pasur në Bashkinë e Shkupit (15.929), që është rritje prej 4.500 në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017.

Rritje ka edhe në Manastir, ku numri i fletvotimeve të pavlefshme në katër vjet është rritur nga 2.063 në 2.659. Nga komunat më të mëdha, përqindja më e madhe e rritjes së numrit të votave të pavlefshme është në Kavadar, ku katër vjet më parë kishte 455, ndërsa tani 1.126.

Në disa komuna ka pasur edhe rënie të numrit të fletvotimeve të pavlefshme, edhe atë në Aerodrom, Kisella Vodë dhe Karposh, si dhe në Kumanovë./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Izet Mexhiti: Sakrifica e familjes Jashari mbetet udhërrëfyes për kombin shqiptar 5 March 2026
Ndryshojnë rregullat në pikëpagesa, korsitë M Tag vetëm për përdoruesit e pajisjes elektronike20 June 2026
Hamza akuzon Kurtin për manovra politike në prag të zgjedhjes së Presidentit25 April 2026