Nga Vendi
20 October 2021
Sali: Hapësirat e gjelbëra në Çair janë uzurpuar

Bekim Sali, kandidat për kryetar të Çairit, nga ASH-AAA, ka thënë se kur ta marrin udhëheqjen e kësaj komunë, do të rrisin sipërfaqen e hapësirave të gjelbra.

Në një intervistë për Alsat, ai deklaroi se deri tani këto hapësira që kanë qenë në këtë komunë, janë uzurpuar.

“Hapësirat e gjelbëra Çairi i ka pasur gjithmonë, por jemi dëshmitare se ndërvite këto hapësira tkurren dhe uzurpohen. Ne kemi premtuar para banorëve se do ta ndërpresim këtë dinamike, dhe do ta rrisim sipërfaqen e hapësirave të gjelbëra”, ka theksuar Sali.

Ndryshe, Bekim Sali nga ASH-AAA në raundin e dytë në Çair do të garojë me kryetarin aktual nga radhët e BDI-së, Visar Ganiu.



Të ndryshme
Më shumë
Ekspertët: Idetë e BDI-së, premtime parazgjedhore 6 July 2020
Trump ka refuzuar ofertën e paqes së Iranit - pas zgjedhjeve amerikane, sërish fillojnë bombardimet26 September 2026
Në Kërçovë deri në ora 15 kanë votuar 16.426 qytetarë31 October 2021