Nga Rajoni
20 October 2021
Blic: Pesëshja speciale e Joe Bidenit për të gjetur zgjidhje në Kosovë e Bosnjë

Vendosja e administratës së re amerikane të udhëhequr nga Joe Biden është pritur që do të pasohet edhe më lëvizje sa i përket situatës në Ballkanin Perëndimor. Gazeta serbe ‘Blic’ në ballinën e saj ka vendosur një shkrim në të cilin thuhet se rajoni i Ballkanit Perëndimor tashmë është vendosur ndër çështjet prioritare të administratës aktuale amerikane.

Këtë e kanë mbështetur në emërimet që Biden ka bërë, duke përmendur emrin e Kristofer Hill i cili do të udhëheq ambasadën amerikane në Beograd, Gabriel Escobar i cili do të jetë zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit që do të merret me Ballkanin Perëndimor, Jeffrey M. Hovenier i cili pritet të zëvendësojë Philip Kosnettin në ambasadën e SHBA-së në Prishtinë.

Gjithashtu është përmendur edhe emri i James O’Brien i cili është nominuar nga Joe Biden si koordinator për politikat e sanksioneve dhe emri i Michael Murphy i cili është një politikan me përvojë të madhe sa i përket politikës së jashtme amerikane.

Kjo pesëshe nga “Blic”-i serb po shihet si një ekipë speciale që Joe Biden e ka përzgjedhur për të gjetur zgjidhje sa u përket situatave në Kosovë dhe në Bosnje e Hercegovinë.

Kohëve të fundit raportet Kosovë-Serbi janë shoqëruar me tensione, derisa situata nuk është fare e mirë as në Bosnje e Hercegovinë me Millorad Dodikun i cili ka kërkuar armatim nga Rusia dhe që çdo ditë kërcënon me shkëputje të “Republika Srpskas” nga Bosnja e Hercegovina.

Lidhur me këtë gjendje në dhe raportet e Serbisë me Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën ka folur edhe eksperti britanik Timothy Less, i cili i sheh si të ndërlidhura dhe thotë se situata po shkon drejt një zgjidhje përfundimtare me mundësinë e ndryshimit të kufijve.



Të ndryshme
Më shumë
Pasi ndërroi gjininë, 38-vjeçarja dëshiron të bëjë transplantin e mitrës 2 August 2021
Bullgaria do të dërgojë ndihmë për shuarjen e zjarreve në Maqedoni 3 August 2021
Rrëmujë në vendkalimet kufitare, numër i madh i mërgimtarëve vijnë për pushime19 July 2021