ShowBiz
30 July 2020
Vetëm 23 vjeçe, Tayna po i ndërton prindërve një shtëpi të re

Edhe pse 23 vjeç, Tayna është kthyer në një ndër reperet më të sukseshme në Shqipëri dhe një ndër më të paguarat.

Të gjitha këngët e saj kthehen në hit dhe koncertet e saj brenda dhe jashtë vendit kanë qenë të panumërta.

Gjith këtë sukses që ajo ka arritur deri më tani, ia dedikon prindërve të saj. Së fundmi, Tayna ka vendosur t’i ndërtojë prindërve një shtëpi të re nga fillimi. Këtë e ka bërë vetë të ditur duke postuar pamje në “Instastory”, ku tregon se punimet sapo kanë filluar.

“Vetëm 23 vjeçe dhe kam gjithçka që kam dashur gjithmonë. Po ndërtoj shtëpi të re, si dhuratë për prindërit. Falënderuese”, ka shkruar Tayna krahas fotos.



Të ndryshme
Më shumë
BDl hap shtabin komunal zgjedhor në Tetovë (FOTO)25 June 2020
Ndërruan jetë babë e bijë nga Shkupi, Selam Asani dhe Magribe Asani Berisha30 August 2021
Deri tani 782 qytetarë në Maqedoni e kanë pranuar dozën e tretë të vaksinës kundër Covid11 October 2021