ShowBiz
21 October 2021
Këngëtarja e njohur hyn nesër në “Big Brother VIP”?

Disa ditë më parë, Prive.al ju njoftoi se një prej këngëtareve që ka pasur të hyjë në “Big Brother VIP” është Beatrix Ramosaj.

Kjo iu pamundësua në fillimet e programit për shkak se siç konfirmuan burime të portalit tonë, këngëtarja pak ditë para u diagnostifikua me COVID-19.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar vet përmes postimeve në rrjete sociale ku Trixa ka treguar se është duke u rehabilituar nga virusi.

E mesa duket, rreth 20 ditë pas, ajo është gati për të hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Portali “Kryefjala” ka raportuar se Ramosaj do të hyjë në program ditën e premte.

Në spektaklet e fillimit, Arbana Osmani komunikoi se janë 17 “bileta” për banorët, duke lënë të kuptohet se nga 14-shi i nisjes pritet që formatit t’i shtohen edhe tre emra të tjerë.

Sigurisht se puna dhe arritja e pajtueshmërisë me VIP-a s’është aspak e lehtë prandaj gjërat mund të ndryshojnë, ashtu sikurse edhe emrat e tjerë që pritet të hyjnë në shtëpi. /Prive.al



Të ndryshme
Më shumë
VEBI BEXHETI: "ZAEVIT I RA MASKA E VIRUSIT TË NACIONALIZMIT" 3 July 2020
Sot 10 të shëruar dhe 9 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni 7 July 2021
Bisedimet për Qeverinë e re, takim i ri Zaev-Ahmeti 6 August 2020