ShowBiz
9 September 2026
Aktori Vedat Bajrami i bashkohet thirrjes për marshin e 12 shtatorit

Aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Vedat Bajrami, iu është bashkuar thirrjes për marshin e 12 shtatorit, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Marshi në përkrahje të katër ish-krerëve të UÇK-së pritet të mbahet në Prishtinë, në një kohë kur procesi gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po i afrohet fazës së vendimit.

Përmes një postimi në Facebook, aktori iu bashkua thirrjes për marshin e 12 shtatorit, i cili do të mbahet në ‘sheshin’ Skënderbeu.

“Për ata që ishin të gatshëm me dhanë jetën për lirinë e popullit, për ata që ne i pamë si shpresë në vitet e robërisë. Marshojmë më 12 shtator në orën 14:00 në sheshin ‘Skënderbeu’, marshojmë për lirinë e tyre. Se liria ka veç një emër, UÇK!”, ka shkruar Bajrami.

Thirrja e tij vjen në një periudhë kur çështja e ish-krerëve të UÇK-së vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara në Kosovë, ndërsa qytetarë, figura publike dhe përfaqësues të ndryshëm kanë shprehur qëndrimet e tyre lidhur me procesin në Hagë.

Marshi i 12 shtatorit pritet të mbledhë qytetarë nga pjesë të ndryshme të Kosovës, të cilët synojnë të shprehin mbështetjen e tyre për ish-krerët e UÇK-së dhe të përcjellin një mesazh solidariteti në prag të vendimit të Gjykatës Speciale.



Të ndryshme
Më shumë
Sot konstatohen dorëheqjet e Kovaçevskit dhe Xhaferit, Pendarovski do t’ia jep mandatin kryeministrit shqiptar26 January 2024
22 vjet nga ndarja e Boris Trajkovskit, portreti i një presidenti në kohë krize26 February 2026
Rama: Shqipëria – destinacion interesi për emrat më të mëdhenj në tregun e energjisë22 June 2021