Nga Rajoni
21 October 2021
Kishte nisur një marrëdhënie të re, 49-vjeçarja vritet me çekiç nga ish i dashuri

Një grua në Itali është vrarë nga ish i dashuri i saj. Mediat në vend raportojnë se bëhet fjalë për 49-vjeçaren Elena Casanova e cila u vra me çekiç nga 59-vjeçari Ezio Galesi në mes të rrugës në Brescia.

“Telefononi karabinierët, e vrava me çekiç,” është dëgjuar t’u thërrasë fqinjëve autori, i cili është vënë në pranga.

Ngjarja ndodhi jashtë shtëpisë së gruas e cila jetonte në fshat prej 15 vitesh dhe ishte e angazhuar me fushatat mjedisore me komunitetin lokal.

Karabinierët, që kanë rindërtuar skenën e krimit, kanë deklaruar se babai i dy fëmijëve e ndoqi ish të dashurën dhe kur ajo parkoi, ai fillimisht i theu xhamin e makinës me çekiç dhe më pas nisi të godiste gruan e cila vdiq në vend, raporton abcnews.

Alarmi u ngrit nga fqinjët të cilët dëgjuan të bërtiturat e gruas dhe më pas edhe të autorit.

Ky i fundit priti në rrugë derisa erdhi policia dhe u dorëzua. Mesa duket, çifti ishin ndarë prej një viti dhe Elena Casanova kishte nisur një marrëdhënie të re.  



Të ndryshme
Më shumë
Fazliu: Supremacia etno-fetare rrezikon paqen në RMV 7 January 2026
Përmbyset një makinë në Probishtip, vdes 24-vjeçari nga Shkupi14 August 2020
Kuvendi hap garën për anëtar të Antikorrupsionit, kritere të forta për kandidatët18 April 2026