Nga Vendi
21 October 2021
Aksident në rrugën Shkup – Tetovë, humb jetën një person

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka konfirmuar se në aksidentin e sotëm në rrugën Shkup – Tetovë, ka humbur jetën një person.

Nga SPB Tetovë informojnë se aksidenti është raportuar sot (21 tetor) rreth orës 10:50, i cili ka ndodhur në autostradën Shkup-Tetovë, në afërsi të mbilkalimit të Dëbërcës, gjegjësisht në fillim lokalitetit “Erebinë”.

“Aksidenti ka ndodhur kur vetura “Toyota Rav” me targa të huaja (targa amerikane) e drejtuar nga 45-vjeçarja F.L nga Dobroshti i Tetovës, e cila ishte vetëm në automjet, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Në këtë aksident F.L ka pësuar lëndime të rënda trupore nga të cilat ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”.

“Vendi i aksidentit po inspektohet nga Prokurori Publik, në të cilin po merr pjesë edhe ekipi nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
"I ke parë fëmijët si bankomat", Jonida Maliqi përplaset ashpër në emision me psikologen që ia kishte shuar shpresat për djalin e saj me autizëm15 November 2026
Incident në Gjinekologjinë e Shkupit: Foshnjës dyditëshe i prenë një pjesë të gishtit, reagon prindi dhe Klinika18 November 2026
Drejtësi për Klodianin: Sërish protestë para Ministrisë së Brendshme10 December 2020