Sport
11 July 2020
Një befasi e mirë te Chlesea, Ziyech shfaqet në stërvitje me klubin

Chelsea është njëra nga skuadrat më aktive në tregun e transferimeve.

Gjiganti anglez ka arritur ta transferojë mesfushorin maroken Hakim Ziyech nga Ajax, ndërsa një gjë të tillë e ka bërë edhe me sulmuesin gjerman Timo Werner.

E gjatë ditës së sotme në klub ka mbërritur marokeni Ziyech, duke befasuar të gjithë.

Ziyech është shfaqur në stërvitje me Chelsean, pasi ai kishte kompletuar transferimin tek kjo skuadër muaj më parë.

Ka qenë faqja zyrtare e Chelseat në Twitter, që ka publikuar foton e marokenit në stërvitje.

“Mirësevjen në Chelsea, Hakim”, ishte mbishkrimi i fotografisë.

27-vjeçari iu bashkua Chelseat nga Ajaxi, ku kishte kaluar katër sezone me kampionin e shumëfishtë holandez.

Ziyech këtë edicion zhvilloi 35 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar tetë gola e duke bërë 21 asistime, ndërsa Chelsea pagoi 40 milionë euro për transferimin e tij



Të ndryshme
Më shumë
Kina ndihmon Serbinë me 1 milion vaksina26 January 2021
Trump vlerëson Osmanin në fund të mandatit, thekson trashëgiminë dhe bashkëpunimin e ardhshëm21 April 2026
Covid-19 Maqedonia e Veriut:2664 teste dhe janë regjistruar 815 raste të reja19 December 2020