Nga Vendi
22 October 2021
Mickoski: Me Zaevin Maqedonia nuk ecën para

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në tubim në Radovish tha se LSDM dhe Zaev deri dje thanë se janë më të mirët, por populli u tregoi se janë më të ligët.

“DEri dje na bindniin se kanë fituar, në zgjedhjet që i kanë humbur dhe tani ndryshuan mendje dhe thonë se të bashkuar duhet të ecim para. Nuk përmendin arrogancën dhe thonë se vetëm me Zaevin mund të ecët para. Do t’ju them një gjë, me atë nuk ka para. Me atë para ka vetëm në korrupsion dhe aty jemi të parët në Evropë”, tha Mickoski.

Sipas tij, Zaev në letrën e tij dërguar anëtarësis në mënyrë jodirekte, ka akuzuar ata që kanë votuar për atë.

“Mos bini pre e trukeve të tij. Ai dëshiron të harroni 52 muajt në Qeveri dhe deri tani tre herë thotë se ka kuptuar mesazhin”, tha Mickoski./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
“Seriozisht po i afrohemi rrogës mesatare prej 500 eurosh”, tha Bytyqi 7 July 2021
Bërnabiq: Vuçiqi u stresua shumë nga situata në veri të Kosovës, nuk flinte natën29 September 2021
Një fatkeqësi e madhe u shmang dje në Ohër, pasi një motoskaf u përfshi nga flakët 1 July 2025