Nga Vendi
25 October 2021
Selimi: Taksisti, simpatizues i VMRO-së, me ton qortues më tregoi se cka duhet të flas nëpër debate

Sefer Selimi, i njohur për opinionin si një analist politik i cili është mjaft aktiv si në mediumet shqipe ashtu edhe ne ato maqedone, në faqen e tij të facebook-ut shperndau një ngjarje jo të mire e cila i ka ndodhur këto dite.

Ai sqaron se si atmosfera triumfale e VMRO-së në zgjedhjet lokale po i jep krahë simpatizuesve te kësaj partie, dhe pa marrë parasysh profesionit që kanë, ata me ton qortues po ju tregojnë të tjerëve se cka duhet të mendojn dhe si duhet të flasin.

“Vetë ideja se VMRO-DPMNE mund ta merr pushtetin, mbështetësve të saj duket se ju kanë dalë flatrat. Në një bisedë të rastësishme mbrëmë me një taksist që dukej se e mbështet këtë parti, me “argumente” gati imponuese debatonte për qëndrimet e mija publike dhe thuajse me ton qortues më tregonte se çka dhe si duhet të flas. Fatmirsisht, ishte pak vonë e rruga ishte e shkurtër dhe nuk arritëm deri aty që të më tregojë se si duhet të mendoj.” – ka shkruar Selimi në faqen e tij.



Të ndryshme
Më shumë
Osmani në Washington: “Bashkë me Amerikën për paqen dhe sigurinë globale”20 February 2026
24 vite nga ngjarjet e përgjakshme të 9 Korrikut të vitit 1997 në Gostivar 9 July 2021
Mësimi në shkollat e mesme në Tetovë dhe Gostivar do të vazhdojë online deri më 20 shtator15 September 2021