Nga Vendi
25 October 2021
Në Maqedoni ka mbi 6.300 raste aktive me COVID-19

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Maqedoni, që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 199.766, prej të cilëve 186.322 janë shëruar, ndërsa 7.051 kanë ndërruar jetë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i rasteve aktive është 6.393, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ditën e djeshme nga 2.595 testime, pozitiv rezultuan 227 raste me COVID-19, prej të cilëve më shumë në kryeqytet.

Gjatë ditës së djeshme ndërruan jetë 15 persona, ndërsa nga sistemi “Termini im” është paraqitur edhe një pacient i vdekur.

Deri tani në Maqedoni janë bërë 1.364.488 testime për COVID-19./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Nëna e 15-vjeçares: Kërkoj kurim të plotë për vajzën time, nuk di asgjë për gjendjen e saj12 July 2026
Ora e parë në shkollat e Prishtinës nesër do t’i kushtohet UÇK-së dhe historisë së luftës15 September 2026
Provimi i jurisprudencës në shqip, Rexhepi nga BDI: Është e turpshme të ofrohet një zgjidhje e tillë, nuk ka logjikë disa provime maqedonisht disa në shqip!27 October 2026