Nga Vendi
26 October 2021
OBRM-PDUKM: Gabimet e Zaevit në energji u kushtojnë qytetarëve 15 milionë euro në muaj

Për lakminë dhe paaftësinë e Zaevit po përballemi me krizë energjetike, për të formuar shtabin e krizës për zgjidhje të shpejta, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje thonë se Zaev dhe Qeveria kanë shpenzuar në mënyrë të pakontrolluar nga hidrocentralet për të treguar fitime në vitin e kaluar dhe tani liqenet janë në minimum.

“Termocentralet nuk kanë qymyr. Dhe nuk e kanë sepse qeveria vetëm ndjek tenderë, e nuk kujdeset për mekanizimin në TEC. Drejtori i MEPSO-s tha se në muajin e kaluar shteti ka konsumuar dy herë më shumë energji elektrike sesa ka prodhuar. 1/3 e energjisë elektrike që mungonte me një fjalë është marrë nga sistemi i përbashkët evropian. Si pasojë e një marrjeje të tillë, vetë drejtori i MEPSO-s tha se për vetëm një muaj kompania do të duhet të paguajë 15 milionë euro jashtë vendit, që është gjysma e parave që janë si fitim i MEPSO-s në vit, që do të rrezikojë likuiditetin e MEPSO-s”, thuhet në komunikatën e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia së shpejti të sigurta nga koronavirusi16 June 2021
Restoranti në Gjermani realizon statujën prej dylli të Angela Merkel, kushton plot 10 mijë euro14 September 2021
Edhe të 145 të infektuar, 6 të vdekur dhe 171 të shëruar nga COVID-19 në Kosovë18 July 2020