Nga Vendi
26 October 2021
Zaev: Çmimi i energjisë elektrike nuk ndryshon së paku deri në fund të vitit

Çmimi i rrymës do të mbetet i njejtë deri në fund të vitit, ndërsa pas kësaj, nëse ka nevojë, jemi të gatshëm të intervenojmë me qëllim që t’u ndihmojmë amvisërive dhe ekonomisë, theksoi lideri i LSDM-së dhe kryeministër aktual, Zoran Zaev.

“Qytetarët duhet të dinë se çmimi i rrymës mbetet i njëjtë deri në fund të vitit, ndërsa nëse ndryshin në vitin 2022 ne jemi të gatshëm të ndihmojmë me vauçerë”, tha Zaevi gjatë pjesëmarrjes së djeshme në ditarin qendror të televizionit Sitel.

Theksoi se problemi me rrymën është ndërkombëtar dhe se si Qeveri po bëjnë gjithçka që çmimi i rrymës të mbetet stabil. Theksoi se po aktivizohen të gjitha resurset vendore për prodhim të energjisë elektrike për nevojat e përgjithshme të qytetarëve. Janë ndërmarrë të gjitha aktivitetet për aktivizim të bllokut të tretë të REK Bitola me furnizim të sasive shtesë të thëngjillit, janë dhënë udhëzime të vihet në punë TEC Negotinë, ndërsa për 10-15 ditë pritet të fillojë me punë edhe TEC Osllomej.

“Sistemi energjetik duhet të shihet në kapacitetin e tij të plotë. Ne duhet ta përmbushim sistemin me prodhimtari nga të gjitha kapacitetet vendore, e më pas të shihet nëse duhet përmes rrjetit të balancohet mungesa e energjisë elektrike, por shpresoj se për atë nuk do të ketë nevojë”, tha Zaevi.



Të ndryshme
Më shumë
Numri i studentëve të diplomuar në Maqedoni është ulur për 12.3% 6 July 2021
Kosova përballet me zgjedhje të reja pas krizës presidenciale, KQZ në afat të ngushtë për organizim29 April 2026
Kush e dëshiron, ja sa kushton pasaporta e të madhit Michael Jackson20 October 2021