ShowBiz
27 October 2021
Miss Kosova dhe Miss Shqipëria ngrisin tre gishta bashkë me Miss Serbinë

Përfaqësuesja serbe në konkursin Miss Internacional, Valentina Petroviq është shfaqur me përfaqësueset e Shqipërisë dhe të Kosovës në një foto duke treguar tre gishtat, simbol ky i urrejtjes për kroatët, boshnjakët dhe shqiptarët.

Në një foto tjetër shihet se përveç Valentina Petroviqit, përfaqësuesja e Kosovës, Besa Çitaku së bashku me atë të Shqipërisë, Frontina Gashi dhe me Una Mugoshën nga Mali i Zi kanë treguar simbolin e shqiponjës dy krenare.

Në foton ku shihen përfaqësuesja e Kosovës e Shqipërisë dhe ajo e Serbisë duke ngritur tre gishtat mungon përfaqësuesja e Malit të Zi, Una Mugosha./Sinjali



Të ndryshme
Më shumë
Vendasit po largohen nga Cyrihu për shkak të qirave të larta, “zëvendësohen” nga të huajt26 October 2026
Gostivari në zi, ndërron jetë në moshë të re doktor Betim Ejupi28 August 2020
Taravari dhe Mickoski pinë çaj në Gostivar25 October 2021