Nga Bota
27 October 2021
Lotaria në kërkim të personit që fitoi 2.4 milionë euro para dy muajve, nuk u lajmërua për paratë

Lotaria gjermane është në kërkim të një fituesi që ka fituar 2.4 milionë euro rreth dy muaj më parë dhe ende nuk është paraqitur.

“Westlotto” në Munster publikoi këtë informacion të martën, transmeton revista Fenix.

“Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të gjetur fituesin dhe për t’i dhënë atij çmimin e tij,” tha një zëdhënës i Westlotta.

Punonjësit e Westlott në Munster u kërkuan klientëve të tyre të shikonin biletat e vjetra të lotarisë.

Ata supozojnë se milioneri i ri vjen nga zona e Ruhrit, ku është paguar bileta e lotarisë më 25 gusht.



Të ndryshme
Më shumë
Një llamarinë e shqyer nga një ndërtesë në qendër të Shkupit plagosi një çiklist mëngjesin e sotëm15 July 2025
Turqia kufizon përdorimin e rrjeteve sociale për të miturit nën 15 vjeç 5 March 2026
Armatim dhe granata zbulohen në Zubin Potok, Sveçla paralajmëron goditje ndaj grupeve kriminale18 April 2026