Nga Rajoni
18 April 2026
Armatim dhe granata zbulohen në Zubin Potok, Sveçla paralajmëron goditje ndaj grupeve kriminale

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë zbuluar armë dhe pajisje ushtarake në veri të vendit. Sipas tij, zbulimet janë bërë në dy lokacione të ndryshme në Zubin Potok.

Në një reagim publik, Sveçla theksoi se aksionet kundër elementeve kriminale do të vazhdojnë pa ndërprerje. Ai u shpreh se “beteja kundër çdo celule terroriste nuk ndalet, si dje edhe sot”, duke shtuar se në zonë janë gjetur armatim, granata dore dhe pajisje të tjera ushtarake.

Ministri nënvizoi gjithashtu se institucionet do të vijojnë operacionet në terren deri në, siç tha ai, “çrrënjosjen totale të secilit element kriminal”, duke garantuar kontroll të plotë në çdo pjesë të territorit.



Të ndryshme
Më shumë
Fjalimi vjetor i presidentit Stevo Pendarovski16 December 2020
Mjeku shqiptar në Zvicër: 80% e pacientëve të hospitalizuar në spitalin që punoj janë shqiptarë, 90% e tyre të pa vaksinuar31 August 2021
Kosova drejt zgjedhjeve të reja, dështon zgjedhja e Presidentit në Kuvend29 April 2026